Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, tregoi disa nga arsyet të cilat po i shtyjnë mjekët të largohen nga vendi.
“Për çdo vit në tri vitet e fundit kemi pasur, 105, 106, dhe si vjet kemi 130. Nëse bëjmë kalkulime për të gjithë ata që janë duke mësuar gjermanishtën, dhe nëse këta faktor bllokues zbutën, atëherë ky trend do të rritet edhe më shumë dhe atëherë është vonë për të ndërmarrë diçka. Arsyjet kryesore pse ndodh kjo është për shkak të kushteve të punës, e dyta është kualiteti i specializimeve, dhe e treta janë pagat, ku për to hynë edhe specialistët e ri edhe ata me përvojë si dhe çështja e papunëve. Për të gjitha këto ne ju kemi shkruar të gjithë ministrave ju kemi dhënë ide apo opsione dhe asnjëherë nuk kemi parë një hap që është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë deri më tani”
‘Në kemi 130 mjekë që janë larguar mjekë të ri, përfshirë 11 prej tyre specialistë të ri, mosha e tyre është rreht 30-31 vjeçar, mosha premtuese, nëse i shtohet këtyre edhe 85 që kanë dalur në pension, janë rreth 200. Gjatë këtyre vite jemi minus 700 mjekë në sistemin publik”