“Sinjalizo”, fillon performanca kundër korrupsionit në Prishtinë

 

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur performancën kundër korrupsionit “Sinjalizo” përmes së cilës po performohet shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit.

Fushata sensibilizuese po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen 14-orëshe.

 

 

Përmes kësaj performance synohet të tërhiqet vëmendja ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë, në mënyrë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të sinjalizojnë korrupsionin.