Sindikatat e Shëndetësisë do të protestojnë nesër nga ora 10:00

 

Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë bërë të ditur se nesër do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të zgjas deri në ora 11:30.

FSSHK-ja ka dalur me kërkesa drejtuar MSH-së dhe Qeverisë së Kosovës. Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë janë këto:
• Vazhdimi i dialogut social,
• Nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

 

 

• Protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njejtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Kosovës janë këto:
• Ligji mbi Pagat,
• Dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

 

\RTV-Okarina\