Shkruan Ramiz Lladrovci në FB ai tha se Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “NewCo Ferronikeli”, sot, nëpërmjet një shkrese drejtuar Kryeministrit, ngriti shqetësimin lidhur me ndërprerjen e përkohshëm të punës, për shkak të trendëve global të energjisë, dhe me këtë rast, kërkon zgjidhje.
Propozimi nga Sindikata e “Ferronikelit”, për takimin e përbashkët në mes tri palëve, Kryeministrit, Menaxhmentit të kompanisë dhe Sindikatës, e shoh si mundësi shumë të mirë, për të ndërmarrë hapa për rifillimin e punës.
Nëntori erdhi, gjendja e krijuar për punëtorët e Ferronikelit është shqetësuese dhe kërkohet gatishmëri për prodhuesin dhe eksportuesin më të madh në Kosovë, duke gjetur zgjidhje të duhur dhe të suksesshme për të gjitha palët.