Sindikalistët: Ndërtimtaria po mbahet me punëtorë mbi 50 vjet, të rinjtë po ikin

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, vlerëson si qëllim mirë iniciativën e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Azemi thotë se pozitë dhe opozitë duhet të shqetësohen më shumë për ikjen e të rinjve pasi nëse vazhdon ky trend – vitin që vjen në sektorin privat nuk do të ketë të punësuar nën moshën 50 vjeçare.

Nëse nga Qeveria ndahen edhe 10 cent për punëtorët e sektorit privat është një lëvizje të cilën e çmojmë dhe mendojmë se është qëllim mirë. Megjithatë, ne në bazë të një llogarie që kemi bërë me këto 100 euro që qeveria ka nda për punëtorët e sektorit privat të mos harrojmë që brenda 365 ditëve që i ka viti me këto 100 euro mund të mbulojmë shpenzimet e katër eventualisht pesë ditëve”.

Gjendja është shumë e rëndë, pasi për katër muaj rreth 200 mijë punëtorë të sektorit privat në Kosovë kanë ikur jashtë. Nuk e di se si nuk japin angazhim më të madh pozitë dhe opozitë që këtë ikje ta ndalojmë sepse nëse vazhdon ky trend – mendoj se në vitin 2023 nuk kemi me pas punëtorë të sektorit privat nën moshën 50 vjeçare”, tha Azemi.