Si ta nisni javën mbarë, ja çfarë duhet të bëni ditën e hënë

Fillimi i javës për shumë persona është mjaft i  vështirë, pasi rikthimi në punë apo në shkollë, pas  një fundjave relaksi nuk është  aspak i thjeshtë, e sidomos tani në sezonin e verës.

Megjjithatë është shumë e rëndësishme që java të nis me energji pozitive, në mënyrë që të kryejmë me sukses punët tona.

Më poshtë ju listojmë disa ide se si ta filloni javën me energji dhe optimizëm:

1. Bëni një listë me gjëtat që doni të arrini gjatë javës

Organizimi i orarit dhe ndarja e punëve është çelësi, që java të shkojë mbarë, pasi nuk i lini gjërat për momentin e fundit. Nëse ju keni një axhendë se çfarë do të bëni gjatë ditës, atëherë koha juaj është e organizuar mirë, që do të thotë se keni më shumë kohë në dispozicion për veten dhe për argëtim.

2. Ushqehuni mirë në mëngjes

Mos e humbisni vaktin e mëngjesit. Një mëngjes i mirë do të thotë një trup i shëndetshëm, plot energji për të nisur një ditë të gjatë me shumë punë dhe produktivitet. Por mos mendoni se duhet të hani menjëherë pasi të ngriheni,  është keqkuptimi më i madh që njerëzit kanë për mëngjesin. Nëse çoheni në orën 6 të mëngjesit, atëherë nuk mund të ndiheni të uritur dhe kjo është në rregull. Prisni derisa të ndiheni të uritur, dhe pastaj hani mëngjes, thotë Resch (revistë mjekësore).

Rekomandohet qe kafja të konsumohet një ose dy orë pasi të jeni zgjuar.

3. Ekspozohuni në dritën natyrale të diellit

Teksa bëheni gati për të dalë, hapni dritaret dhe perdet, në mënyrë që truri juaj të zgjohet më shpejtë.  Gjithashtu nëse ekziston mundësia, konsumojeni vaktin e mëngjesit në  kopsht.  “Drita është si një filxhan kafe. Ka një efekt alarmues akut ”, thotë Mariana Figueiro, PhD, profesoreshë dhe drejtoreshë në Qendrën e Kërkimit të Ndriçimit në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy, Neë York. Plus, të jesh jashtë në natyrë, edhe për pesë minuta, mund të të japë një lumturi të lartë, sipas një studimi të vitit 2018 në Journal of Positive Psychology.