Si quhej në të vërtet biri i Drenicës, Shaban Polluzha, dhe cila është historia e tij?

U lind në mëhallën e Kastratit të Polluzhës, i biri i Mustafë Rexhepit dhe Hamides nga Sallçi. Çifti u trashëgua me dy djem, Shabanin dhe Dervishin.

Shaban Mustafë Kastrati i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (Polluzhe 1871 -Terstenik, 21 shkurt 1945) ka qenë një prijës ushtarak shqiptar gjatë Luftes se Dyte Boterore veprues në trevën e Drenices.

Ndonëse i pashkolluar, Shaban Palluzha, i dalluar me guxim për të marrë vendime të rëndësishme, kishte një intelekt që e veçonte nga perso­nalitetet e lagjes së tij, për të zgjedhur rrugën më të ndershme në situata të ndera për vendin dhe për popullin. Kjo i siguroi respektin e krerëve dhe të masave. Nuk rrinte në distancë me rivalët, as putha­dorë me miqtë. Edhe para rrezikut për jetën, bëhej jorgan apo mburojë për adhu­ruesit dhe për kundërshtarët. I tillë ishte Shaban Palluzha – bu­rrë i pashëm, i shëndetshëm, krerë autoritar. Ishte fetar i mirë dhe shu­më i vendosur. Mbante veshmbathje tipike të krero-aristokracisë dre­ni­case të kohës së tij.

Burri i Dheut, Shaban Palluzha, në mjedisin e tij, në Drenicën Veriore, mbështetej kryesisht në Miftar Bajraktarin e Llaushës dhe në Mulla Ibrahimin e Hasaprishtinës (ish-Palaci). I pari ishte personalitet i përkorë dhe shumë i mençur, kurse i dyti intelektual shumë i dijshëm. Të dytë ishin të guximshëm, patriotë të kulluar dhe për Shabanin, gjatë tërë shekullit të tij, ishin këshilltarët më besnikë.

U përball me bullgarë e austriak gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalietet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal te Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut te Ri ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenice. Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfar lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por ne realitet ai asnjeherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do të zgjidhte qështjen shqipëtare. Shpeshëherë në mesin e shokëve dhe bashkëkohësve të tij u thoshte, “unë kam përvojë ne bashkëpunim me serbët, siç jam munduar të bashkëpunoj me ta sinqerisht, por më kot, sepse besë dhe marrveshje të sinqertë kurr nuk kam mund të bëje me ta“. Prandaj, shton ai, “duhet mbajtur njëfare afrimi politik derisa të arrijmë qellimin tonë“.

Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë: kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46,52…etj.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithëandej Kosovës. Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës,pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.