Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Drajkovc të Shtërpcës.
Një ankues ka raportuar në polici se dy persona kanë hyrë me dhunë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar.
Sipas ankuesit, grabitësit në fjalë kishin vënë maska dhe e kishin kërcënuar me armë.
Nga viktima, ata arritën të marrin disa dinarë.
“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime” thuhet në njoftimin e policisë.