Si i mbijetoi tymit foshnja e harruar e Tahir Mehës

Sherif Krasniqi, i cili ka shërbyer në shërbimin shtetëror jugosllav, në episodin e dytë të emisionit n’Demos, ka folur kryesisht për vrasjen e Tahir Mehës dhe për ato që ndodhën pas kësaj ngjarjeje.

Derisa Krasniqi ka treguar në mënyrë kronologjike për ngjarjet e datës 13 maj, ai ka folur edhe për momentin kur Policia kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia e tyre dy gratë dhe fëmijët e Tahir Mehës.

Ai tha për emisionin n’Demos se në shtëpi është harruar një foshnjë e Tahir Mehës, e cila pavarësisht tymit ka shpëtuar e gjallë.

“Është një çudi e madhe, është harru një fëmijë në djep, një fëmijë i vogël, dhe është çudi si ka përjetu ai 5-6 orë nën tym i gjallë, është harru s’kanë mujtë me e nxjerrë, dhe kur e kanë nxjerrë në mramje shëndosh e mirë fëmija”, u shpreh ish-operativisti.