Mijëra aplikime kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit.
17 mijë e 900 aplikues kanë aprovimin, teksa 4 mijë e 500 aplikacione janë në refuzim. Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e cila aktualisht po mbahet nga KQZ.
Ndërkaq, janë 134 mijë e-maile të pahapura, derisa KQZ ka bërë të ditur po ashtu se ka telefonuar 15 mijë e 672 persona që jetojnë jashtë vendit për t’i verifikuar si votues, prej të cilëve 13 mijë e 72 janë përgjigjur në telefonata