Pas vrasjes së mbrëmshme në fshatin Baks të Skenderajt, shumë media dezinformuan opinionin publik duke shkruar arsye të ndryshme që kanë quar deri tek konflikti ku mbeti një i vrarë dhe 2 të plagosur.
Në fakt e tërë ngjarje filloi kështu:
Djali i familjes së dorasit duke kaluar nga shtëpia e të ndjerit me një shpejtësi të madhe shkaktar i tragjedisë në Baks.
Thuhet se vëllai i të ndjerit djaloshit ja terhjek vërejtjen ‘Kujdes mos vozit aq shpejt se doni me na shkel fëmijët’ dhe me kaq ai vazhdon në shtëpi, familja e viktimes vazhdojnë punën pranë dyerve të oborrit të tyre sepse aty ishin duke punuar ku ishin edhe mjeshtrit dhe punëtorët me gjithë viktimen në rastin kritik ku ka ngelur i plagosur edhe një nga punëtorët që ishin duke punuar në shtëpinë e tij, shkruan RTV Okarina.
Thuhet se djali sapo arriti në shtëpi kishte lajmëruar prindin dhe agjën dhe ata pa një pa dy me një eufori kishin ardhur me një shpejtësi të madhe deri para dyerve të të ndjerit me ç’rast kanë shtënë në drejtim të tyre ku ngeli i vrar Besim Musliu dhe u plagos punëtori që ishte duke punuar të ai.
Ndërsa Varrimi bëhet Sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Baks në pjesën veriore të Baksit ngjitur me Prelloc! /RTV Okarina/