Në kuadër të programit “Shtipendium hungarikum” (marrëveshja MASHT-Qeveri hungareze), kanë përfunduar procedurat për 75 bursa të plota për studime në universitete të Hungarisë (25 BA, 20 MA dhe 5 PHD).
Është të arritur marrëveshja e re me partnerët hungarezë, e cila do të vazhdohet deri në vitin 2023 dhe është rritur edhe numri nga 50 në 75 bursa.
Në kuadër të marrëveshjes MASHT-ADA, e emëruar HERAS +, e cila është vazhdimësi e projektit HERAS (Higher Education, Research and Applied Sciences), Agjencia Austriake për Zhvillim do të financojë në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, kurse MASHT-i pritet të bashkëfinancojë në vlerë prej 300.000 eurosh si edhe të sigurojë hapësirën (zyrën për projektin).
Është promovuar projekti “HERAS+ Arsim i Lartë, Hulumtim dhe Shkenca Aplikative”.
- Në kuadër të programit ERASMUS +, IAL kanë përfituar tetë (8) projekte të reja, tri (3) prej të cilave do të koordinohen nga IAL në Kosovë.
- Në kuadër të marrëveshjes bilaterale MASHT-Ambasadë amerikane (Programi Fullbright), është nënshkruar marrëveshja për administrim të grantit me Intitute of International Education (4 kandidatë janë nominuar si përfitues dhe 3 janë në listë të pritjes).
- Është amendamentuar marrëveshja për administrimin e grantit në kuadër të ofrimit të bursave franceze.
- Nga Qeveria japoneze është ofruar 1 bursë për Bachelor dhe 1 për Master ose PhD (është kryer testimi dhe janë rekomanduar kandidatët për fazat e vlerësimit nga universitetet në Japoni)
- Janë proceduar pagesat për studentët sipas marrëveshjes MASHT-Universiteti i Shefilldit.
- Është nënshkruar shkresa “Shprehje e interesit” për avansimin e statusit të Kosovës në programin e radhës kornizë të BE-së HorizonEU.
Në kuadër të përkrahjes nga donatorët, janë kontraktuar nga BE-ja ndërtimi i 6 çerdheve me programin IPA 2016 dhe projektimi i 3 shkollave me IPA 2017.
MASHT-i ka aplikuar edhe në 4 projekt-propozimeve në Programin për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor–WBIF dhe IPA për
- ndërtimin e 21 çerdheve,
- funksionalizimin e 634 laboratorëve në shkolla,
- ndërtimin e kampuseve për 4 komuna
- për ndërtimin e 18 shkollave të mesme,
- ndërtimin e 7 objekteve të fakulteteve,
- ndërtimin e Institutit Pedagogjik,
- ndërtimin e konviktit dhe mensës në Mitrovicë si dhe
- 2 renovime të objekteve në UP dhe UPZ.