Është shtyrë seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.
Avokatja e familjes së dëmtuar, Rina Kika tha se mbrojtja e të akuzuarit ka munguar sot në këtë seancë.
“Ne kemi parashtruar ankesë që ky dënim të rritet deri në 35 vjet, meqë Kodi penal e mundëson një gjë të tillë. Sot ka pasur të mbahet seanca, mirëpo është shtyrë për datën 11 mars 2021 në ora 10:15 meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ndodhte neglizhenca e skajshme e zyrtarëve policorë”, tha ajo.