Shtimja e ‘çliruar’ në fund të pusit sa i përket transparencës

Shtimja e ‘çliruar’ në fund të pusit sa i përket transparencës

Instituti Demokratik i Kosovës në rrjetin social Facebook publikoi vlerësimin e indikatorëve të transparecës së komunave për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, dhe se në këtë publikim qyteza e Shtimes ndodhët thuajse në fund të renditjes, shkruan Gazeta Metro.


Shtimja, Drenasi dhe Vitia janë komunat që kanë marrë vlerësimet më të ulëta nga ky institute.

Ndërsa përformancën më të mirë në përmbushjen e këtyre indikatorëve e patën komuna e Rahovecit, Malishevës, Shtërpcës, Kamenicës dhe Mamushës.

Kujtojmë se Komuna e Shtimes pas dy dekadave nën udhëheqjen e Partisë Demkratike të Kosovës, me 14 nëntor të vitit të kaluar kaloi në duart e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më këtë komunë tani udhëheq kryetari Qemajl Aliu./gazetametro.