Biletat e udhëtimit për australianët në dhjetra vende brenda e përbrenda vendit do të jenë me përgjysmin të çmimit.
Kjo është një skemë e zgjedhur nga autoritetet për të rritur dhe nxitur turizmin.
Qeveria bëri me dije se skema prej 1.2 miliardë dollarësh synon të ringjallë sektorin lokal të turizmit, i cili u godit nga pandemia. Rreth 800 mijë bileta me çmim të përgjysmuar do të ofrohen në muajt prill deri në korrik.
Prej një viti Australia ka mbyllur kufijtë e tij për ardhjet ndërkombëtare që ndalojnë vizitorët, me disa raste të përjashtuara.
Që kur filloi pandemia, Australia ka raportuar rreth 29,000 raste dhe 909 vdekje.
/RTV-Okarina/