Qeveria e Izraelit u zotua se vendi do të zvogëlojë emetimet e tij të gazrave serë me 85 përqind deri në vitin 2050, nga nivelet e vitit 2015.
Ata gjithashtu premtuan t’i ulnin emetimet me 27 përqind deri në vitin 2030.
Synimet e reja u përqendruan veçanërisht në uljen e emetimeve nga tre sektorë: transporti (me 96 përqind), energjia elektrike (me 85 përqind) dhe mbetjet komunale (92 përqind), përcjell Klankosova.tv.
Izraeli tashmë kishte thënë se synon të heqë karburantet fosile nga mesi i shekullit, raporton The Economist.
\RTV-Okarina\