Shtëpive të një fshati i digjen pajisjet shtëpiake, një trafo u montua gabimisht

Si rezultat i montimit gabimisht të një trafoje elektrike shtëpive në një fshati i janë djegur pajisjet elektrike shtëpiake.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në mesditë, në fshatin Makermal, të Skenderajt.

Fsh. Makermal, Skenderaj, 16.03.2022 – 12:00. Është raportuar se një kompani deri sa kishte qenë duke montuar disa trafo të rrymës, kishin montuar gabimisht dhe si pasojë disa shtëpive u janë djegur pajisjet elektrike shtëpiake. Sipas ankuesve vlera e dëmit është e madhe. Rasti është duke u hetuar./rtvokarina/