Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm

Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm.
Kështu bëri të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila tha se komuna e ka futur në buxhetin për vitin 2023 edhe shtatoren për Adem Jasharin.
“Tash në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë. Një memorie kolektive edhe në kryeqytet, përveç komunave të tjera”, tha Sahatçiu të shtunën, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vendoset në Prishtinë.
Ndryshe, figura kombëtare e Adem Jasharit prin me numrin e përmendoreve të vendosura në Kosovë.