Shtatë persona janë arrestuar në aksionin “Brezovica”.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
Një aksion i bastisjeve është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Këto bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë.
Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.