SHSKUK: Ulet numri i pacientëve me Covid që po trajtohen në spitale

Bazuar në raportet e datës 28 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, ka ulje të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 616, ku prej tyre, 505 janë të konfirmuar me Covid 19, 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 475 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

 

Në QKUK janë të shtrirë 254 pacientë
6 prej tyre në gjendje të rënduar
193 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
213 me oksigjeno-terapi

 

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 92 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 54 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

 

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë

24 prej tyre në gjendje të rënduar
312 të konfirmuar pozitivë
262 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 61 pacientë
Spitali i Pejës, 86 pacientë
Spitali i Gjilanit, 56 pacientë
Spitali i Ferizajt, 48 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë

 

\RTV-Okarina\