SHSKUK: Nga sot rifillon puna në ambulancat specialistike

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga sot do të rikthehet puna në ambulanca specialistike,  për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

Poashtu,  nga e hëna hapësirat  e klinikave interne janë liruar dhe  më nuk ka pacientë me koronavirus.

 

 

Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.

 

\RTV-Okarina\