Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 158 persona.
65 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ky Shërbim thuhet se 102 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në saje të raportit për datën 31 maj 2021, po trajtohen 158 pacientë.
Nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:
4 pacientë janë në gjendje të rënduar
32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
69 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:
33 të konfirmuar pozitivë
33 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 18 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
\RTV-Okarina\