ShSKUK: 17 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 17 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së bëhet e ditur se 33 pacientë me post-covid janë duke u tratjuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

“15 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa një pacient është me maskë oksigjeni në mjekim intensiv”.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

 

\RTV-Okarina\