42 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim në tërë Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas SHSKUK-së, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 pacientë post-COVID.
“Me oksigjenoterapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv 1 pacient”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.