Shkak i mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Policia e Kosovës po vazhodon që të shqiptoj gjoba.
Vetëm gjatë të dielës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 814 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga COVID-19, masa këto që u vendosen nga institucionet shëndetësore e shtetërore.
Ndërkohë, të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 2 vdekje dhe 71 raste të reja me COVID-19.