Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ndërsa që nga fillimi i javës policia ka shtuar intensitetin e punës dhe vëzhgimit të qytetarëve për të parë se a po zbatohen rregullat e vendosura në bazë të ligjit anti-Covid-19.
Në kuadër të kësaj, janë shtuar ndjeshëm edhe gjobat që po shqiptohen për qytetarët që nuk po respektojnë këto rregulla.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit siç njofton policia janë dhënë 722 gjoba.
\RTV-Okarina\