Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 474 gjoba ndaj qytetarëve të cilët kanë thyer masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.
\RTV-Okarina\