Njëra nga sfidat e Policisë së Kosovës është edhe kujdesi ndaj respektimit të masave andi-covid-19 nga ana e qytetarëve, sfidë e cila po e përcjell edhe viti 2021.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 381 tiketa për mos respektim të masave anti-covid-19.
Ndërkaq për shkelje të rregullave të komunikacionit policia ka shqiptuar 423 tiketa.
Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 13 aksidente me të lënduar dhe 30 të tjerë me dëme materiale.