Drilona Muisaj, nje re Kosova shkëlqeu me paraqitjen e saj të parë në The Voice of Switzerland të vitit 2020. Ajo është me prejardhje nga Mitrovica, por, është rritur dhe jeton në Basel të Zvicrës. Si adoleshente, Drilona është inspiruar kryesisht nga zhanret R&B dhe Soul, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, percjell Indeksonline
“Në fillim të vitit të kaluar kam marrë pjesë në The Voice of Switzerland dhe arrita deri në finale. Shkaku i situatës me COVID-19 nuk u zhvillua gjysemfinalja dhe finalja sipas planit. Kështu që e kemi mbajtur vetem finalen dhe secili ka performuar prej shtëpisë së vetë. Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe jam ndarë shumë e kënaqur me arritjen time deri në finale, gjë të cilën nuk e kam pritur.” thote Drilona.