Shqipëria është e para në Evropë për rrezikun ndaj katastrofave natyrore, si përmbytjet dhe zjarret.
Sipas Indeksit Botëror të Rrezikut, Shqipëria e ka nivelin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja europiane është 5.2%.
Raporti tregon se të paktën 30 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995.
“Për shkak të një mesatare prej 3.41 për 43 vende, Evropa përballet me rrezikun më të ulët nga të gjitha kontinentet. Megjithatë, ka dallime brenda-kontinentale: Shqipëria, Hollanda, Greqia, Mali i Zi dhe Rumania kanë një rrezik mesatar deri të lartë, ndërsa Zvicra, Estonia, Finlanda, Islanda dhe Malta janë në skajin më të ulët të spektrit të rrezikut”, citon raporti.
Raporti bëhet publik në një kohë kur Shqipëria, vendet fqinje dhe më gjerë në botë po përballen me temperatura të larta dhe me zjarre shkatërruese, ndërsa më parë shumë vende të tjera patën edhe përmbytje.
Nga ana tjetër në raportin e pak ditëve më parë OKB bëri thirrje se koha për të shpëtuar planetin është duke përfunduar, duke kërkuar angazhim serioz nga të gjitha shtetet.
\RTV-Okarina