Shqipëria U21 fiton kundër Andorrës U21

Shqipëria U21 ka marrë një fitore të pritur kundër Andorrës U21 me rezultat 2-0
Në ”Elbasan Arena” kuqezinjët dominuan që nga fillimi, por deri në minutën e 36′ nuk arritën të shënojnë.
Ernest Muçi me një goditje perfekte realizoi golin e parë nga gjuajtja e lirë.
Në fundin e pjesës së parë Muçi humbi dhe një penallti, por kjo nuk e demoralizoi atë.
Muçi golin e dytë nga goditja e dënimit e realizoi në fundin e ndeshjes dhe kështu i dha tre pikë Shqipërisë.
Shqipëria tani ka grumbulluar 6 pikë në tre ndeshje të luajtura dhe pozicionohet në vendin e dytë në grupin G.
\RTV-Okarina\