Pas ndeshjes së Kosovës e cila zhvillohet në ora 18:00, me fillim nga ora 20:45 është radha e Shqipërisë për ndeshjen e saj në udhëtim kundër Polonisë së Lewandowskit.
Kuqezinjët do të zbresin në ”National Stadium” në Varshavë me synimin për të mos pësuar humbje, por statistikat nuk janë në favor të të besuarve të Edy Rejas.
Në tetë ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy kombëtareve, Polonia nuk di për humbje kundër Shqipërisë duke regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime.
Dy kombëtaret bëjnë pjesë në Grupin I ku lider është Anglia me nëntë pikë, e ndjekur nga Hungaria me shtatë dhe aktualisht Shqipëria është e treta me gjashtë pikë pas dy fitoreve me Andorrën dhe San Marinon, dhe pësoi humbje nga Anglia e cila është dhe favorit për të fituar grupin.
Shqipëria do të zhvilloj dhe dy ndeshje tjera pas transfertës polake.
Me 5 shtator pret Hungarinë, kurse me 8 shtator pret San Marinon.
\RTV-Okarina\