Shqipëria posedon një qytet nëntokësor që mund të strehojë 30 mijë persona

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, qytetarët e Kukësit kanë kthyer sërish vëmendjen ndaj këtyre vendstrehimeve, disa prej të cilave janë mbyllur, ndërsa të tjerë janë kthyer në magazinë të individëve të caktuar.

Të njëjtin mendim ndan edhe Hakik Visha, ish-drejtues i punimeve të vendstrehimeve dhe tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Kukës.

Por Kukësi përveç vendstrehimeve në pallate ka edhe të ashtuquajturin qytet nëntokësor, i cili është ndërtuar 30 metra nëntokë, i llogaritur për të strehuar 30 mijë persona për një periudhë prej më shumë se 6 muajsh.

Pozita gjeografike e Kukësit si qytet kufitar me ish-Jugosllavinë e dikurshme duket se ka diktuar ndërtimin e këtyre fortifikimeve, por që tani qytetarët po kërkojnë që të paktën të ruhen dhe të jenë funksionale./A2 CNN