Shqetësimet nga Coronavirusi, Lojërat Olimpke nuk pritet të jenë argëtuese këtë vit

 

Lojërat Olimpike të Tokios, të vonuara tashmë nga pandemia, duket se nuk do të jenë shumë argëtuese as për atletët, adhuruesit e as për publikun japonez.

Ata janë të shqetësuar për situatën me koronavirus, sepse nuk ka shumë persona të vaksinuar.

Japonia është e famshme për garën me konsensus. Por vendimi për të vazhduar me Lojërat Olimpike dhe lejimi i tifozëve, duket se nuk është pritur edhe aq mirë.

Anëtari i Komitetit Olimpik Japonez, Kaori Yamaguchi ka thënë se gjenden në një situatë të vëshirë pas këtij vendimi.

 

 

“Ne jemi futur në një situatë nga e cila nuk e di si mund të dalim. Jemi të mallkuar edhe po u mbajtën edhe po su mbajtën këto lojëra”, shkroi Yamaguchi.

Mbështetja për të shkuar përpara duket se po rritet, por ka kundërshtime të vazhdueshme me disa protesta të vogla.

Pjesa më e madhe e këtij shqetësimi buron nga shqetësimet për rreziqet shëndetësore. Numri i rasteve të reja në Tokio është ulur, por vetëm rreth 7% e japonezëve janë vaksinuar plotësisht.

 

\RTV-Okarina\