Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se gjatë të enjtes si pasojë e reshjeve të shiut ka dal nga shtrati lumi Sllubicë në Pogragjë.
Ai ka njoftuar se kanë arritur të nxjerrin nga shtëpia nëntë anëtarë të një familje, të cilët rrezikoheshin nga përmbytja
Haziri ka bërë apel tek qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin pasi jetojnë pran lumit.
Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.