Turneu i volejbollit, i cili ka filluar të luhet ditën e djeshme, në shkollën e mesme teknike “Anton Qeta”, në Skenderaj, në nderim të 23-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të UÇK-së.
Në këtë turne morën pjesë KV “Drenica”, KV “Peja” dhe KV “Golden Eagle Theranda”, ekipe që konkuruan për ta fituar kupën “Adem Jashari”.
Këtë përvjetor, kupa “Adem Jashari”, shkon në qytetin e Pejës, pasiqë KV “Peja” ka fituar në përballjen me KV “Golden Eagle Theranda”, me rezultat 3-0.
/RTV-Okarina/