Sot, Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 3500kg miell, për Komunën e Skenderajt.
E këtë e ka bërë të ditur Kryetari Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, i cili ka treguar se këto do të shpërndahen nga zyrtarët komunal për familjet në nevojë
“3500 kg miell ka dhuruar Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” për komunën tonë, të cilat do të shpërndahen nga zyrtarët komunal për familjet në nevojë”. shkroi ai
Gjithashtu, Jashari falënderoi Halil Kastrati, shoqatën dhe donatorët e kësaj shoqate.
Postimi i plotë:
3500 kg miell ka dhuruar Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” për komunën tonë, të cilat do të shpërndahen nga…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on E enjte, 18 Mars 2021