Në vend që të fillonin zbritjen në Addis Ababa, dy pilotë të Ethiopian Airlines flinin të qetë në kabinë. Boeing 737 i fluturimit ET 343 ishte nisur nga Khartoum dhe ishte mbi Addis Ababa, por në vend që të përgatitej për afrimin në aeroport dhe të zbriste, avioni thjesht vazhdoi të fluturonte në 37,000 km në orë.
Stafi i kontrollit të trafikut ajror nuk mund të kontaktonte asesi pilotin dhe bashkëpilotin.
Kur aeroplani po merrte teposhtëzen, në kabinë u ndez alarmi emergjent në të cilin dëgjohen një alarm i fuqishëm, i cili edhe i zgjoi nga gjumi.Më pas pilotët e ulën avionin në mënyrë të sigurt në pistë./Indeksonline/