Përmbytjet që kanë përfshirë Gjermaninë gjatë dy ditëve të fundit deri më tani kanë shkaktuar 80 viktima dhe mbi 1300 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Më e goditura është Gjermania perëndimore ku të paktën 80 persona humbën jetën, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen ku deri më tani janë shënuar 30 viktima dhe në Rhineland-Palatinate fqinje 50 persona kanë humbur jetën.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e pranisë së madhe të ujit janë shembur shtëpi dhe fasada të ndryshme, duke marrë përpara gjithçka del para.
Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën.