Një person në Skenderaj nuk është lejuar ta vizitojë nënën e tij.
Sipas raportit të Policisë, ai nuk është lejuar ta vizitojë nënën nga babai dhe vëllai i tij, të cilët më pas i ka kërcënuar.
“I dyshuari është paraqitur në Stacion Policor dhe është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.