Shkeljet që bëhen në komunikacion nga shoferët, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale mes pjesëmarrësve në trafik, madje ka raste kur eskalojnë në rrahje. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në Suharekë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se katër të rinj, dy në njërën anë dhe dy në tjetrën u kapën mes vete në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, pas një mosmarrëveshje në komunikacion. Ata po dyshohen se dolën nga veturat dhe u rrahën mes vete, duke pësuar lëndime që të gjithë.
Për pasojë, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe më pas janë arrestuar nga një njësi policore.
Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion policor, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit, të katërtit janë ndaluar. Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim trupor’