Shkatërruan lumin “Lumbardhi”, Policia ua sekuestron mjetet e rënda dhe inicion raste ndaj tyre

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, me datë 23.07.2022, në bazë të planit operativ “Lumbardhi”, në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndaluar një kamioni duke transportuar rërë-zhavor.
Gjatë kontrollit policor është vërtetuar se ngarkesa e zhavorit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi.
Njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që ti ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH – Pejë, është inicuar “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”.
Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.