Shkarkohet nga detyra zëvendësdrejtorja e AKI-së, Vlora Hyseni

 

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

 

 

“Vendimi për shkarkim e obligon Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, pra sot.