Shifra rekordi! 55 milionë persona u zhvendosën brenda kufijve vitin e kaluar

 

Numri i personave të zhvendosur brenda kufijve të një shteti ka prekur shifra rekorde vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga Qendra Monitoruese e Zhvendosjeve të Brendshme dhe Këshilli Norvegjez për Refugjatët.

Pavarësisht kufizimeve të vendosura për luftim të koronavirusit në gjithë botën, dikush është detyruar të zhvendoset brenda shtetit në secilin sekond të vitit të kaluar, është thënë në raport.

 

 

Stuhitë, konfliktet dhe shpërthimet e dhunës, kanë detyruar 40.5 milionë persona të përballen me këtë lloj të zhvendosjes, njëherësh shfra më e lartë në 10 vitet e fundit.

 

 

Numri total i personave të zhvendosur brenda shtetit është rritur në 55 milionë – shifër më shumë se dyfish më e lartë se 26 milionë persona që kanë ikur si refugjatë jashtë kufijve.

“Të dy numrat këtë vit kanë qenë jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë udhëheqësja e Qendrës Monitoruese të Zhvendosjeve të Brendshme Alexandra Bilak.

Në raport është thënë edhe se shpërthimet e dhunës dhe aktivitetet e grupeve terroriste në Etiopi, Mozambik dhe Burkina Faso kanë kontribuuar në disa prej zhvendosjeve më të shpejta vitin e kaluar.

 

\RTV-Okarina\