Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Suharekë.
Një grua me nënshtetësi zvicerane ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga kunata (motra e burrit).
“Viktima femër kosovare, me nënshtetësi zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.