Imami nga Mitrovica, Faruk Sinani i cili qe 7 muaj po qëndronte për shërim në Turqi, është kthyer sot në vendlindje.
Dr. Sinani u rikthye në Kosovë pas shërimit të plotë në shtetin turk, ku qëndroi në gjendje kome për një kohë të gjatë.
Imami u infektua me koronavirus në shtator të vitit të kaluar, për çka familjarët dhe Bashkësia Islame kishin kërkuar lutje dhe ndihmë nga qytetarët.