Dita Olimpike u shënua edhe në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fëmijët e gjeneratës së Pavarësisë, që ditëlindjen e tyre e shënojnë çdo vit bashkë me ditëlindjen e shtetit tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.
Me këtë rast, kryetari Jashari deklaroi që ne jemi me fat që kemi një rini të shëndoshë dhe mjaft të përgatitur në të gjitha fushat.
Sukseset e tyre të vazhdueshme në garat kombëtare e ndërkombëtare na bëjnë të gjithëve krenar dhe ndikojnë pozitivisht në ngritjen e imazhit tonë si shtet në botën e civilizuar.
“Si kryetar komune do të jem çdo herë afër tyre në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e talentit dhe përkrahjen institucionale në jetësimin e ëndrrave të tyre në të ardhmen.
Urime!”, shkruan mes të tjerash kryetari Jashari.
\RTV-Okarina\