Si shkak i shëmbjes së dheut, në magjistralen Skenderaj-Drenas, pikërisht në fshatin Polac është bllokuar njëra korsi e rrugës dhe si pasojë një kamionetë, e cila ishte e parkuar skaj rrugës ka rrëshqitur.
Stafi i RTV-Okarina ka shkuar në vendin e ngjarjes për të parë nga afër gjendjen e rrugës në këtë pjesë të magjistrales në fshatin Polac.
Kjo shembje e dheut është duke i penguar veturat të cilat lëvizin përgjatë kësaj magjistralje, e cila eshte mjaftë e frekuentuar.
/RTV-Okarina/