Policia e Kosovës ka raportuar përmes raportit 24 orësh për një zjarrëvënie në Fushë Kosovë.
Një person është arrestuar pasi që i njëjti ia ka vënë zjarrin një autobusi.
Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës.
“Zona Industriale, Fushë Kosovë 14.04.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
/RTV-Okarina/