Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin a njoftuar që sot, Prishtinën do ta vizitojë shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas.
Kurse një ditë më vonë, Maas do ta vizitojë edhe Beogradin.
Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie, Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.
Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00)
\RTV-Okarina\